Marrje përgjegjësie dhe shfrytëzim rasti Marrje përgjegjësie dhe shfrytëzim rasti / Mein Progresso

Marr­je për­g­jeg­jë­sie dhe sh­fry­të­zim rasti

Vjollca Shala gatuan përditë për shumë njerëz. Këtë mund ta arrijë vetëm nëse çdo hap i punës është i saktë. Përmes trajnimit të mëtejmë profesional «Progresso» ajo fitojë këtë siguri – dhe vuri binarët për një karrierë të suksesshme profesionale në gastronominë zvicerane.

 

Vjollca Shala trazon tenxheren, ajo përgatit drekën në shtëpinë e pleqve «Hofmatt» në Weggis. Ajo çka për te sot është bërë rutinë, para një kohe jo edhe të gjatë ka qenë provë guximi. Shqiptarja e lindur është qe 13 vjet në Zvicër, për 8 vite ka punuar në një ekip pastrimi të Migros-it, para se të fillonte punën në shtëpinë pleqve në Weggis. Aty ajo fitoi përshtypjet e para në kuzhinën gastronomike, derisa punonte në bufe. «Gatimi më fascinon» i kujtohet asaj. Aji gjithashtu pat realizuar, se më parë nuk i njihte bazat e rëndësishme të gatimit, fjala bie metodat e gatimit. «Në një shtëpi pleqsh duhet gatuar për shumë njerëz», thotë Vjollca Shala. «Gatimi domethënë gjithashtu: të marrësh përsipër përgjegjësinë».

 

Marrja e aftësive të nevojshme për profesionin e kuzhinës

Vjollca Shala donte të ndihej e sigurt, të kuptonte gjërat ndërlidhëse dhe të brendësonte proceset. Ajo morri guximin dhe pyeti eproren se a mund të arsimohej më tej për detyrat e kuzhinës. «Shefja ime ishte shumë kënaqur me interesimin dhe motivacionin tim» thotë Vjollca Shala. Ishte eprorja e saj ajo, që pastaj e informoi mbi trajnimin profesional Progresso: me këtë u vunë binarët për një të ardhme në gastronomi. Vjollca Shala përfundoi arsimimin Progresso në vitin 2020.

Gjatë kursit arsimor, ajo herë pas here haste në fjalorin profesional që ende nuk e njihte. Vjollca Shala mund të flas mirë e kuptueshëm, por nuk është e përsosur në gjermanisht. Mirëpo, për Progresso kjo edhe nuk është e nevojshme. Tekstet e rënda dhe detyrat e shtruara asaj ndoshta i duhej ti lexonte shumë herë, mirëpo kjo nuk paraqiste problem. «Tek Progresso merret kohë e mjaftueshme, personat mësimdhënës u përgjigjeshin nevojave tona».

 

Përparime të mëdha

Në javët e kursit ajo mësoi shumë. Ko shihej menjëherë në përditshmërinë e punës. Më herët kishte të madh në ditët e gatimit deh më parë parapëlqente të pastronte apo të merrte përsipër punët përgatitore për ekipin e gatimit. Tanimë
gatuan me entuziazëm. «Pa hezitim ose pasiguri, pa frikë», thotë ajo.

Edhe koleget e saja mahniteshin, se sa kishte mësuar ajo në një kohë kaq të shkurtër, kuzhinierët vlerësojnë shumë mbështetësen e re. «Ky ishte një kurs i shkurtë me një efekt të madh» thotë me krenari Vjollca Shala. Ajo nga kursi përfiton njohuri të reja. Si kujtim shumë i mbetet ceremonia e diplomimit, në të cilën absolventët me krenari prezantonin specialitetet atdheu i tyre. «Na dhamë gjithçka nga vetja jonë» kujtohet Vjollca Shala duke qeshur. Ajo kontribuoi me pite e byrek, suxhuk dhe speca të mbushur nga kuzhina shqiptare.

 

Hapi i parë drejt suksesit

Vjollca Shala perceptoi përvojat e saja në Progresso aq pozitivisht, sa filloi të interesohet edhe për kurset tjera arsimore. Ajo dyshonte se aftësitë e saj gjuhësore ishin të mjaftueshme. Por, mësuesja e kursit Progresso Paula Elmiger e motivonte për të provuar. Në ndërkohë Vjollca Shala është duke ndjekur vitin e parë të arsimimit të shkurtuar modular të punonjëses së kuzhinës me certifikatë profesionale federal (EBA) dhe ëndërron që më pas të bënë edhe certifikatën federale të aftësisë EFZ. Progresso për te ishte hapi i parë drejt suksesit. Ajo tashmë u ka rekomanduar kursin edhe disa koleg*eve që janë duke punuar në gastronomi. Në fund të fundit, Progresso është diçka nga më të mirat që ajo ka bërë për të ardhmen e saj. «Është një shans që thjesht duhet shfrytëzuar.»